Rina Balaj pritet që së shpejti të lansoj duetin me Blake.
Pas bashkëpunimit me Adelina Ismailin, reperja Rina Balaj ka gati edhe duetin e ri me reperin Blake.
Artistja shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram që t’i publikojë disa skena nga kënga e re që titullohet ‘Jumanji’.
Xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe nëse çdo gjë shkon ashtu si është planifikuar atëherë ‘Jumanji’ do publikohet këtë të premte.