Albani bëhet shoqëruesi i vajzës në ditën e saj më të rëndësishme, Bieta ndan me ndjekësit pamjet emocionuese - Bota Sot
Albani bëhet shoqëruesi i vajzës në ditën e saj më të rëndësishme, Bieta ndan me ndjekësit pamjet emocionuese

Mediale Vip

Albani bëhet shoqëruesi i vajzës në ditën e saj më të rëndësishme, Bieta ndan me ndjekësit pamjet emocionuese

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 23:11
Albani dhe Bieta

Bieta Sulo ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ një nga momentet më të ëmbla të një babai dhe vajzës së tij.

Moderatorja e dashur ka publikuar një foto ku dallohet bashkëshorti i saj, Alban Dudushi me vajzën e tij në një ditë speciale si ajo e minimaturës.

“Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e minimaturës”,- ka shkruar Bieta në foton ku dallohet se vajza duket si një princeshë krah të atit. Albani është kombinuar me nuancat e ngjyrës blu, ndërsa e vogla me ngjyrën rozë.

Image

Kjo foto e publikuar nga Sulo tregon dhe për raportin e veçantë që Albani gëzon me vajzën e tij. Në një ditë speciale ku të gjithë adoleshentët preferojnë të shkojnë të festojnë krah miqve të tyre, vajza ka zgjedhur të shoqërohet nga shoku i saj më i mirë, babai i saj.

Kujtojmë se dhe më parë Bieta ka publikuar shpesh herë, momente të ndryshme me familjen, duke u kujdesur të ruajë kujtimet më të veçanta pranë tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...