Udhëtimi jashtë vendit bashkon Lorin dhe Arminën, të dyja zgjedhin të njëjtin vend për të pushuar

Mediale Vip

Udhëtimi jashtë vendit bashkon Lorin dhe Arminën, të dyja zgjedhin të njëjtin vend për të pushuar

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 23:56
Lori Hoxha dhe Armina Mevlani

Lori Hoxha dhe Armina Mevlani kanë publikuar foto dhe video së bashku nga takimi i rastësishëm në Mykonos, Greqi.

Dy bukuroshet kanë udhëtuar së fundmi drejt ishullit luksoz grek për të kaluar disa ditë pushimi me miqtë e tyre, por siç duket janë takuar rastësisht mbrëmjen e djeshme dhe kanë kaluar pak kohë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

E para që publikoi foto ishte Armina e cila pyeti ndjekësit me anë të një shkrepjeje ku shfaqej Lori e kthyer me kurriz nëse ndjekësit e gjenin dot kë kishte takuar dhe pjesa më e madhe e tyre e gjetën.

Image

Armina dhe Lori njihen për miqësinë e gjatë me njëra-tjetrën.

Shpesh ato janë fotografuar së bashku duke treguar për raportin e mirë që kanë edhe për faktin se të dyja janë bloggere shumë të dashura për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat