Marsela Çibukaj drejt martesës, gati të bëhet nuse pas përgjysmimit spektakolar të peshës

Mediale Vip

Marsela Çibukaj drejt martesës, gati të bëhet nuse pas përgjysmimit spektakolar të peshës

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 16:14
Marsela Çibukaj

U desh koncerti i Ermal Metës në Pallatin e Kongreseve që të kishim fotot e para në çift të këngëtares së talentuar Marsela Çibukaj dhe artistit po ashtu shumë të njohur, Vitmar Basha. Ata ishin bashkë dhe madje nuk ndalonin në përqafimet që i jepnin njëri-tjetrit.

Këtë lidhje e dekonspiroi si fillim Vitmari, këngëtari që bie në sy për kaçurrelat e tij. Ai ishte i ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, ku dhe u shpreh se Marsela jo vetëm që ishte e dashura, por edhe Muza e tij. Dhe lidhja duket po shkon aq mirë, sa çifti i këngëtarëve po diskuton martesën.

Sërish është Vitmari ai që tregon ndonjë gjë, dhe e pohoi hapur tek emisioni “Gjesi”, se shumë shpejt Marsela mund të shkojë drejt altarit e veshur me fustan të bardhë. Dhe natyrisht që ajo ka nisur prej kohësh përgatitjet për ditën e saj të madhe, duke e nisur çdo gjë nga forma fizike.

Në daljet e saj të fundit është parë një ndryshim spektakolar në fizikun e saj, pasi shihet tashmë e përgjysmuar në peshën trupore. Le të shohim se si do të duket nuse vajza me buzëqeshje të madhe.

Hamendësimet se mes çiftit kishte diçka më shumë se miqësi kanë qarkulluar me kohë në rrethin e artistëve, por rrëfimi i Vitmarit se i kishte bashkuar muzika dhe se Marsela kishte qenë muza e tij për albumin e ri, të titulluar ‘9’, i vuri vulën kësaj historie dashurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat