Për herë të parë si beqar, Copper e Gaga do të takohen në festivalin Glastonbury

Mediale Vip

Për herë të parë si beqar, Copper e Gaga do të takohen në festivalin Glastonbury

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:01
Bradley Cooper dhe Lady Gaga

Bradley Cooper mund të debutoj në festivalin Glastonbury. Gjithashtu edhe Lady Gaga mund të shfaqet në këtë ngjarje muzikore.

Çifti luajti së bashku në filmin dokumentar të vitit “2018”, “A Star is Born” gjersa kënga u bë një hit ndërkombëtar.

Duke folur gjatë një paraqitjeje në U.K. TV show Sunday Brunch gjatë fundjavës të BBC Radio 1, DJ Edith Bowman la të kuptohet se ribashkimi mund të jetë i mundshëm.

Bradley dhe Gaga kanë qenë subjekt i thashethemeve të romancës që kur u publikua “A Star is Born”, me spekulimet e nxitura nga ndarja e aktorit nga Irina Shayk, më parë këtë muaj.

Ndërkohë, këngëtarja 33-vjeçare që u nda së fundi nga i fejuari, Christian Carino hasi në thirrjet e fansave “Ku është Bradley?” gjatë një koncerti në New York.

Festivali i Glastonbury 2019 do të zhvillohet në Worthy Farm në Somerset, Angli, nga 26 deri më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat