Aktorja e njohur thyen shpatullën, rrezikon nisjen e xhirimeve për filmin e ri

Mediale Vip

Aktorja e njohur thyen shpatullën, rrezikon nisjen e xhirimeve për filmin e ri

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:29
Emma Stone

Ylli i filmave kinematografik, Emma Stone së fundmi është përballur me një situatë aspak të këndshme. Aktorja ka qenë e pranishme në një koncertet të “Spice Girls’ ku ka thyer edhe shpatullën. Gjatë kohës së që jepej koncerti, Emma ka qëndruar mbi supet e mikes së saj dhe më pas ka rrëshqitur duke thyer shpatullën. ‘The Sun” shkruan se doktorët e kanë këshilluar të qëndrojë në regjim shtrati për 2 muaj, por kjo gjë mund të rrezikoj filmin e saj të ri. Këto ditë pritej që Emma të niste xhirimin për rolin e “Cruella”, në filmin “101 dalmatët”. Roli i saj kërkon shumë aktivitet dhe energji, sepse i duhet të vrapojë pas qenve, ndaj është e pamundur që Emma të nisë xhirimet me shpatull të thyer. Pas kësaj ngjarje nuk dihet se çfarë do të ndodhë me filmin, por gjithçka pritet të zbulohet në javët në vazhdim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat