Ylli shqiptar, Rita Ora dha një lajm të mirë për fansat. Përmes një postimi në Instagram, artistja shqiptare tregoi se kënga e re do të publikohet së shpejti.
Madje, ajo shfaqet tërësisht ndryshe në projektin e ri muzikor.
“Vjen së shpejti”, shkroi ajo krahas fotografisë.
“Ritual” mban titullin projekti i fundit i artistes shqiptare, që e solli para të shoqëruar me videoklip para pesë ditësh. Fillimisht, ky projekt u lansua në versionin audio (më 31 maj), e më pas me videoklip. Ky projekt numëron mbi 4 milionë klikime.