‘Kthema Kohën’ theu rekorde klikimesh, cila është kënga e radhës e cila do të vijë e ripunuar nga Cricket?

Mediale Vip

‘Kthema Kohën’ theu rekorde klikimesh, cila është kënga e radhës e cila do të vijë e ripunuar nga Cricket?

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:40
Cricket

Producenti i njohur me origjinë nga Kosova, Cricket, ka ditur si të fitojë vëmendjen e të gjithë dëgjuesve dhe dashamirësve të muzikës, sidomos pas përpunimit të këngës ‘Kthema Kohën’ nga Shyhrete Behuli. Kënga numëron 11 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’ e duke marrë shkas nga ky sukses, ai ka vendosur të ripunojë për publikun një tjetër këngë të vjetër të sjellë nga personazhet publikë të estradës shqiptare.

Ashtu siç ka treguar dhe ‘Prive’, bëhet fjalë për këngën me titull ‘Pa fat’, e cila u publikua nga Sinan Vllasniu dhe Nora Istrefi në vitet 2000 dhe u kthye në një hit menjëherë në atë kohë. Artisti nuk ka bërë të ditur një datë konkrete se kur do ta publikojë këtë projekt të ri, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat