Çifti Obama dhe Clooney bëjnë që të gjithë të kthejnë kokën pas, çfarë i bëri bashkë kësaj here?

Mediale Vip

Çifti Obama dhe Clooney bëjnë që të gjithë të kthejnë kokën pas, çfarë i bëri bashkë kësaj here?

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:44
Çifti Obama dhe Clooney

Barack dhe Michelle Obama kanë vizituar së fundmi shtëpinë e George dhe Amal Clooney në Itali në liqenin ‘Como’. Çiftet janë fotografuar teksa kanë mbërritur me një jaht në vendin përrallor të Italisë, ndërsa vëmendjen maksimale e ka marrë Michelle dhe Amal me veshjet e tyre.

Dy zonjat ishin kujdesur të kishin një pamje të kuruar dhe veshje pranverore me ngjyrat si e bardha, roza dhe portokalli të dizenjuar nga ‘Gucci’. Bashkëshortët e tyre ishin veshur me kostume serioze, në ngjyrë gri dhe të zezë. Ata u bënë bashkë gjithashtu për të drekuar në një event bamirësie të organizuar nga ‘The Clooney Foundation For Justice’.

Kujtojmë se javën e fundit çifti Obama ka qenë ndër më të komentuarit në rrjet, për shkak të pushimeve të tyre në jug të Francës, dhe pamjes së kuruar deri në detaje në çdo moment.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat