Pas më shumë se 1 viti lidhje, këngëtarja e njohur ndahet nga partneri

Mediale Vip

Pas më shumë se 1 viti lidhje, këngëtarja e njohur ndahet nga partneri

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 19:46
Camila Cabello

Camila Cabello dhe i dashuri i saj Matthew Hussey janë ndarë pas më shumë se një viti lidhje duke habitur publikun. Pak ditë pasi këngëtarja publikoi këngën me Shawn Mendes, një lajm i publikuar nga ‘The Sun’ ka zbuluar se dy të rinjtë kanë vendosur të mos jenë më bashkë. Ende nuk janë zbuluar arsyet që çuan tek ky vendim, por pritet që të dy ta konfirmojnë në pak kohë. Megjithatë fansat kanë nisur të komentojnë dhe thuhet se arsyeja e ndarjes mund të jetë Shawn Mendes, pas klipit ku shfaqet shumë i afërt me Camila.

Kujtojmë se këngëtarja e hitit ‘Havana’ dhe ish-partneri i saj 31-vjeçar u njohën në setin e ‘Today’ dhe më vonë e bënë zyrtare lidhjen në tapetin e kuq të ‘Vanity Fair’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat