Katy Perry dhe Orlando Bloom mund të martohen në fund të vitit

Mediale Vip

Katy Perry dhe Orlando Bloom mund të martohen në fund të vitit

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:21
Katy Perry dhe Orlando Bloom

Katy Perry dhe Orlando Bloom duket se po ecin shumë shpejt me planet e tyre për dasmë.

Sipas një burimi pranë aktorit, çifti – që u fejua në ditën e Shën Valentinit – do të martohen në fund të vitit.

“Ata tashmë e kanë një planifikuese dasmash që po merret me të gjitha detajet e dasmës. Katy po merret me gjithçka, por edhe Orlando është i përfshirë në planifikimin e dasmës gjithashtu. Ata nuk janë të stresuar aspak rreth dasmës. Do të jetë një aheng me miq dhe familjet e tyre”, ka thënë ky burim.

Më herët gjatë këtij viti, një burim tjetër i afërt me çiftin kishte thënë për revistën “People” se Perry dhe Bloom po e mbajnë sekrete organizimin e ditës së tyre më të rëndësishme, por që të dy janë të sigurt se e duan një dasmë të vogël.

Në ditën e Shën Valentinit, këngëtarja kishte postuar një fotografi të saj dhe të bashkëshortit të saj të ardhshëm të rrethuar me shumë balona në formë të zemrës.

Për ta shpallur fejesën, Perry kishte treguar unazën e saj unike me diamant në formë të lules që ka një gur me ngjyrë në mes.

“Lulëzim i plotë”, kishte shkruar ajo poshtë fotografisë duke iu referuar kështu edhe mbiemrit të të fejuarit të saj.

Edhe Bloom e kishte shpërndarë fotografinë e njëjtë në Instagram duke shkruar poshtë saj “Jetë”.

Gjatë vikendit, Bloom dhe Perry kanë qenë në Wyoming për të marrë pjesë në dasmën surprizë të Karlie Kloss dhe Joshua Kushner pasi ata ishin martuar tetë muaj më parë në New York.

Bloom e ka shpërndarë një fotografi romantike nga kjo ceremoni ku shihet duke e parë të fejuarën e tij në sy.

“Vikend i mrekullueshëm – të dashuruar dhe duke e festuar dashurinë. Urime për bashkimin e bukur”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat