E lidhur me aktorin? Flet për herë të parë Jonida Maliqi

Mediale Vip

E lidhur me aktorin? Flet për herë të parë Jonida Maliqi

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 09:02
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Lidhja e këngëtares Jonida Maliqi me aktorin e humorit Romeo Veshaj është përfolur prej kohësh.

Ajo u konfirmua pas publikimit të një video ku ata ishin në një pishinë të përqafuar me njëri-tjetrin.

Por duket se Jonida ka preferuar ta mbajë për vetë këtë romancë.

E pyetur nga ‘Class’ se si i komenton titujt rozë të kohëve të fundit për një “Romeo” në jetën e saj këngëtarja tha një përgjigje të rezervuar.

“Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht”, tha këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat