Keith Richards bën ndryshimin drastik për rikthimin e “Rolling Stones”

Mediale Vip

Keith Richards bën ndryshimin drastik për rikthimin e “Rolling Stones”

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:26
Keith Richards

Keith Richards, 75 vjeç ka bërë ndryshim rë madh në flokë për rikthimin e “Rolling Stones” në skenë.

Flokët e tij gri të Keith Richards kanë ndryshuar nga kjo ngjyrë në kafe, shkruan DailyMail.

Kitaristi i Rolling Stones, 75 vjeç, shfaqi stilin e tij të ri të flokëve në një skenë në Çikago, pasi grupi filloi turneun e tyre “No Filter” në Amerikën e Veriut.

Krahasuar me paraqitjen e tij në një koncert që u mbajt në Londër në vitin e kaluar, kësaj radhe ai erdhi shumë më ndryshe.

Rolling Stones kishte anuluar koncertet në SHBA dhe Kanada, për shkak se Mick Jagger u detyrua t’i nënshtrohej operacionit në zemër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat