Bebe Rexha publikon video nga fillimet e karrierës: Gjithmonë kam qenë e çmendur

Mediale Vip

Bebe Rexha publikon video nga fillimet e karrierës: Gjithmonë kam qenë e çmendur

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:57
Bebe Rexha

Bebe Rexha po ndërton një karrierë të suksesshme dhe dita ditës po ngjitet në majat e klasifikimeve të muzikës botërore.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore nisi rrugëtimin e saj në muzikë shumë vite më parë, ajo fillimin e karrierës e kujton me shumë nostalgji.

Përmes një video të publikuar në Instagram Bebe është rikthyer në kohë duke publikuar një video nga koncertet e saj shumë vite më parë.

“Unë duke performuar në turneun e vitit 2015. Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë. Isha e çmendur atëherë, jam e çmendur tani”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e videos.

Kujtojmë që Bebe njihet si një këngëtaren me zë unik dhe performanca të ‘zjarrta’ që dhuron.

Ndryshe, kënga e saj e fundit është ‘Call You Mine’ në bashkëpunim me The Chainsmokers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat