Kim Kardashian po mundohet ta krijojë trendin e saj të papuçeve me take

Mediale Vip

Kim Kardashian po mundohet ta krijojë trendin e saj të papuçeve me take

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 23:26
Kim Kardashian

Kim Kardashian duhet ta ketë patjetër një rrip – ose në pjesën e saj të pasme shumë të famshme ose në këmbë.

Gjatë javëve të fundit, ylli televiziv është parë duke veshur papuçe me rrip dhe me take.

Papuçet me rrip dhe take ajo i ka veshur në raste të ndryshme, madje edhe me veshje sportive duke nxitur kështu pyetjen se a po mundohet Kim Kardashian ta krijojë një trend të saj?

Image

Kardashian veshi papuçet Yeezy që kushtojnë 830 dollarë fillimisht në fillim të muajit qershor me një veshje ngjyrë bezhë që i linte shumë pak vend imagjinatës.

Më pas, ajo i veshi ato edhe disa herë të tjera duke i kombinuar edhe me veshje të markës Dior.

Image

Së fundmi, papuçet me rrip dhe take i ka veshur gjatë një shëtitjeje në New York.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat