Gashi kujton suksesin e Dua Lipës në “Grammy Awards”, ja çfarë thotë për të

Mediale Vip

Gashi kujton suksesin e Dua Lipës në “Grammy Awards”, ja çfarë thotë për të

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 00:30
Gashi dhe Dua Lipa

Gashi dhe Dua Lipa janë dy këngëtarët shqiptarë që po shënojnë shumë sukses në arenën ndërkombëtare.

Gashi gjatë ditës së sotme ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin “Sunny Hill”.

Pas këtij lajmi, ishte Dua Lipa, ajo e cila përmes një videoje ka thënë fjalë të mëdha për reperin.

Ky i fundit ia ktheu me të njëjtën ‘monedhë’, ai publikoi një foto të Duas, ku shfaqet me dy çmime “Grammy” në duar si dhe kujton këtë sukses të saj.

“Asnjëherë nuk harrohet”, është mbishkrimi që Gashi ia ka lënë fotos, duke u shprehur krenar me suksesin e Dua Lipës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat