Largimi nga ‘On Records’ ngriti pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre, por tani çfarë raporti gëzojnë Kida dhe Mozzik?

Mediale Vip

Largimi nga ‘On Records’ ngriti pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre, por tani çfarë raporti gëzojnë Kida dhe Mozzik?

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 06:33
Mozzik dhe Kida

Në muajin janar të vitit të kaluar, Mozzik dhe Getinjo u larguan nga labeli ku punuan për disa vite ‘On Records’, pas një debati i cili bëri shumë zhurmë në rrjet. Menjëherë pas largimit të dy vëllezërve, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte marrëdhënia e tyre me pjesëtarë të tjerë të grupit si Kida, Baby G, me të cilat kishin pasur edhe disa bashkëpunime.

Të pyetur në ekran për raportin midis tyre, artistët preferuan të mos prononcohen në asnjë moment duke e lënë kështu në pikëpyetje vazhdimësinë e miqësisë së tyre. Megjithatë pas kaq kohësh duket se gjërat kanë ndryshuar dhe këtë e ka treguar vetë Mozzik me anë të postimit të tij të fundit në ‘Instagram’. Reperi ka publikuar një video krah partneres së tij, Loredana, duke kënduar dhe kërcyer me këngën ‘N’tela’ nga Kida dhe Ermal Fejzullahu.

Mesa duket konfliktet e mëparshme kanë mbetur në të shkuarën dhe tani artistët gëzojnë një raport miqësor me njëri-tjetrin. Kujtojmë se ky reagim nga ana e Mozzik ka ardhur fill pas momentit kur Kida u shkëput nga labeli ku bënte pjesë, për të vazhduar rrugëtimin si një artiste e pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat