Eleni Foureira me sukses të ri, këngëtarja shqiptare rrëmben dy çmime të rëndësishme në Greqi

Mediale Vip

Eleni Foureira me sukses të ri, këngëtarja shqiptare rrëmben dy çmime të rëndësishme në Greqi

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:05
Eleni Foureira

Sukseset e artistëve shqiptarë anembanë botës nuk kanë të ndalur.

Njëra nga këngëtaret e cila ka arritur famë të madhe në saje të karrierës së suksesshme është edhe Eleni Foureira.

Këngëtarja shqiptare së fundmi ka arritur të fitojë dy çmime të rëndësishme në Greqi, si “Artistja më e mirë femër” dhe “Kënga e vitit”.

“Artistja më e mirë femër dhe kënga e vitit në MAD Radio. Dua të ju falënderoj të gjithëve prej thellësisë së zemrës, ne do i vazhdojmë t’i bëjmë ëndrrat realitet. Nata e kaluar ishte magjike”, ka shkruar Foureira krahas imazheve të publikuar në Instagram.

Kujtojmë që vitin e kaluar 32-vjeçarja, e ka përfaqësuar Qipron në Eurovision me këngën “Fuego”, ndërsa ishte shumë pranë që ta fitonte garën.

Ndërkaq, Eleni si fëmijë ishte larguar në Greqi bashkë me familjen e saj, ku edhe më pas vazhdoi karrierën e saj muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat