Çifti Bradley Cooper dhe Irina Shayk u ndanë, dyshen po e pret një luftë ligjore - Bota Sot
Çifti Bradley Cooper dhe Irina Shayk u ndanë, dyshen po e pret një luftë ligjore

Mediale Vip

Çifti Bradley Cooper dhe Irina Shayk u ndanë, dyshen po e pret një luftë ligjore

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 00:37
Bradley Cooper dhe Irina Shayk

Kur aktori Bradley Cooper dhe supermodelja Irina Shayk i dhanë fund lidhjes së tyre katër vjeçare, ata dukej se u ndanë duke mbajtur ende raporte të mira.

U raportua se gjatë ndarjes, ish çifti kishin vendosur të ndanin kujdestarinë e vajzës së tyre 2 vjeçare Lea De Seine, e kjo do bëhej pa komplikime ligjore por sipas marrëveshjes mes dyshes.

Gjithcka po shkonte mirë, dhe pas një mungese një vjeçare të aktorit në familje, ai u kthye të jetë baba i devotshëm për vogëlushen e tij.

Raportet në mes dyshes kanë filluar të acarohen, e kjo e gjitha shkak i problemit se ku do të vendoset vajza e tyre të jetojë, meqenëse Irina dhe Bradley do vazhdojnë të jetojnë në vende të ndryshme. E gjitha kjo është e predispozuar të përfundojë në një betejë të shëmtuar ligjore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat