Australiania e bukur vitin e kaluar ishte në qendër të vëmendjes, sepse rrjeti social “Instagram” ia kishte hequr një foto ku ajo ishte tërësisht e zhveshur, por Gina nuk kishte hequr dorë nga publikimi i fotove të nxehta në rrjetet sociale.
Gina Stewart po përjeton një popullaritet të jashtëzakonshëm prejse nga mediet ishte shpallur si “Gyshja më seksi në botë” Australiania e bukur vitin e kaluar ishte në qendër të vëmendjes, sepse rrjeti social “Instagram” ia kishte hequr një foto ku ajo ishte tërësisht e zhveshur, por Gina nuk kishte hequr dorë nga publikimi i fotove të nxehta në rrjetet sociale. Në profilin e saj zyrtar ende ka shumë fotografi gjysmë të zhveshura, ndërsa këtë koleksion biondja seksi e rifreskon çdo ditë.
Ajo tashmë ka mbushur 49 vjet, ndërsa ishte bërë e famshme pasi si 48-vjeçare kishte garuar për “Miss Maxim Australia”, ku ajo ishte në garë kundër vajzave 18-vjeçare. Dhe falë kësaj gare ajo edhe ishte shpallur si gjyshja më seksi në botë, duke marrë parasysh se fëmijët e saj tashmë janë me fëmijë. Mirëpo, edhe pse është bërë e famshme falë formave shpërthyese të trupit ajo tani ka vendosur për një veprim jo aq të mirë dhe me siguri do të zemërojë fansat e saj të shumtë. Në të vërtetë ajo ka deklaruar se ka vendosur t’i nxjerrë silikonet nga gjinjtë e saj gjigantë.
“Shkaku i gjinjve të mëdhenj po kam probleme të mëdha me shpinën, prandaj kam vendosur t’i nxjerrë silikonet nga gjinjtë. Natyrisht se do të vendos silikonë më të vegjël”, ka rrëfyer ajo.