Cardi B grindet me gazetaren: Nuk dukem mirë pa makijazh

Mediale Vip

Cardi B grindet me gazetaren: Nuk dukem mirë pa makijazh

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 12:22
Cardi B

 Cardi B së fundi është kapur me një gazetare, e cila tentoi ta merrte në një intervistë.

Reperja po afrohej drejt hotelit derisa u ndal na gazetarja, por habiti edhe kalimtarët më mënyrën se si iu drejtua asaj.

“Sigurisht, por e shihni si dukem. Hajde pra, ti je femër dhe dukesh mirë me make-up. Unë nuk dukem mirë, flokët e mia duken keq. Mos ma bëjë këtë mua”, tha Cardi e nevrikosur.

Cardi B po shoqërohej nga babai i saj, të cilit nuk la t’i afrohen gazetarët:

“Mos e publiko babain tim në televizor. Sepse babai im nuk ecën me sigurim. Mos eja pas meje fshehtazi me kamerë, kjo është mos respekt. Unë jam me fëmijën tim”, shtoi reperja.

Cardi B ditë më parë publikoi videoklipin e këngës “Press”, me të cilin la të gjithë pa fjalë me paraqitjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat