Gati për festivalin me artistë shqiptarë në Zvicër, “çmendet” tregu i biletave

Mediale Vip

Gati për festivalin me artistë shqiptarë në Zvicër, “çmendet” tregu i biletave

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 16:49
Ilustrim

Kanë mbetur vetëm pak orë nga mbahet festivali më i madh në Europë ku do të performojnë artistë shqiptarë. Duke nisur nga sot (29 qershor), më shumë se 20 mijë persona kanë blerë bileta për të dëgjuar hitet e 16 këngëtarëve shqiptarë të shoqëruar me tre DJ. Festivali "Alba" do të mbahet në Zvicër dhe ka filluar në orën 14:00 dhe do përfundojë në 23:00.

Në festivalin e organizuar nga Mimoza Lekaj do të marrë pjesë edhe ylli me famë botërore: Rita Ora, e cila performon të dielën.

"Jam shumë entuziazmuar për fundjavën e koncertit. Kam shumë vështirësi me gjumin dhe nuk e di nëse janë temperaturat e larta apo emocionet për festivalin. Ne kemi punuar shumë për të dhe do të jetë e paharrueshme", tha Mimoza në një intervistë për të përditshmen zvicerane '20min'.

Një prej organizatorëve të festivalit tha se ishte e habitur nga shitja e biletave.

Nga postimet në llogarinë zyrtare të Alba Festival në Instagram është zbuluar se cilët artistë do performojnë sot.

14:00 - DJ Dagz dhe DJ PM

16:55 - Sabri Fejzullahu dhe Gjiko

17:55 - Ermal Fejzullahu

18:40 - Butrint Imeri

19:15 - Dafina Zeqiri

20:00 - Lyrical Son, Mc Kresha, Lluni dhe Blleki

21:00 - Dhurata Dora

21:45 - Ledri Vula dhe Lumi B

Image

Artistët që do performojne të dielën

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat