Noizy tërheq vëmendjen e të gjithëve, artisti i parë që këndon shqip në Athinë

Mediale Vip

Noizy tërheq vëmendjen e të gjithëve, artisti i parë që këndon shqip në Athinë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 00:43
Noizy

“MAD Video Music Awards” konsiderohet si një nga eventet më të rëndësishme muzikore në Greqi. Këtë vit u mbajt edicioni i 16-të i tij dhe për herë të parë u ngjit në skenë edhe një artist shqiptar.

Bëhet fjalë për Noizyn, reperi i cili prej kohësh ka fituar edhe famë ndërkombëtare. Noizy ka bashkëpunuar dy herë me reperin grek Snik dhe në “MAD VMA” të dy performuan hitin e tyre të njohur “New Benz” .Artistët elektrizuan skenën dhe dhuruan një performancë shumë energjike.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte performanca e Noizy-t, sepse ishte i pari këngëtar shqiptar që performonte shqip në Athinë.

Gjithashtu reperi u shfaq i veshur në evenimentin e ndarjes së çmimeve me linjën e veshjeve të tij “Illyrian Bloodline”, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë dhe origjinën e lashtë të shqiptarëve.

Në këtë mënyrë Noizy vërtetoi se talenti dhe puna e mirë mund të thyejnë barrierat dhe kufijtë dhe të pranohen hapur kulturat e ndryshme mes dy vendeve. Kujtojmë se përveçse me Snik, Noizy ka bashkëpunuar edhe me artistë të tjerë shumë të njohur në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat