Tayna pjesë e koncertit humanitarë që mbahet me 4 korrik në Prizren

Mediale Vip

Tayna pjesë e koncertit humanitarë që mbahet me 4 korrik në Prizren

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 14:03
Tayna

Në qytetin e Prizrenit, me datën 4 korrik pritet të mbahet një koncert humanitarë i quajtur ‘Prizreni për Murrlanin’.

Ky koncert humanitarë mbahet në nderë të Murrlan Asllanin një 15 vjeçarë nga Prizreni i cili pësoi lëndime të rënda në boshtin kurrizorë në qershorë të këtij viti. E për tu solidarizuar me këtë rast dhe ti ndihmohet financiarisht Murlanit, do të dhurohen gjitha mjetet financiare që do të mblidhen.

Me 4 korrik në orën 21:00 në ‘Kino Lumbardhi’ në Prizren do të mbahet ky koncert, pjesë e të cilit pritet të jetë këngëtarja e famshme Tayna.

Biletat kushtojnë 10 euro, dhe janë në shitje deri në datën e koncertit, ato mund ti gjeni në hyrjen e “Kino Lumbardhit”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat