Ne presim emisionin, Renato Mekolli befason: Do të largohem nga Shqipëria

Mediale Vip

Ne presim emisionin, Renato Mekolli befason: Do të largohem nga Shqipëria

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 15:44
Renato Mekolli

Renato Mekolli u bë shumë i njohur në Shqipëri pasi u bë pjesë e jurisë së spektaklit të gatimit “MasterChef Albania”.

Publiku u njoh me të si shqiptari që kishte krijuar një karrierë mjaft të suksesshme si shef kuzhine në Greqi dhe që u rikthye në vend për të dhënë një kontribut.

Pas famës që mori në “MasterChef Albania”, Renato vazhdoi i vetëm drejtimin e “Hell’s Kitchen”.

Image

Sezoni i parë, rezultoi një sukses i vërtetë dhe Mekolli fitoi vëmendjen e publikut.

Tashmë të gjithë janë mësuar me prezencën e shefit në ekran dhe e pëlqejnë për karizmën e tij.

Ai pritet që në tetor të rikthehet sërish në ekran me “Hell’s Kitchen 2”, por duket se qëndrimi në Shqipëri i Renatos nuk do të zgjasë dhe shumë.

Shefi i kuzhinës ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me ndjekësit e tij në “Instagram” dhe ka treguar se mund të largohet së shpejti.

“A të ka shkuar ndonjëherë në mendje të rikthehesh përsëri jashtë shtetit për të punuar?”, e pyeti dikush.

“Unë jam kalimtar në Shqipëri, do të largohem përsëri”, u përgjigj Renato.

Ai nuk ka zbuluar se për sa kohë do të vazhdojë të qëndrojë në vend, por derisa të zhvillohet edicioni i dytë i “Hell’s Kitchen” është e sigurt që do të jetë pjesë e ekranit.

Kujtojmë se pak javë më parë Renato zbuloi se spektakli i kuzhinës, këtë vit do të rikthehet në formën e një ‘reality show’ dhe do të ketë surpriza të shumta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat