“Kam 5 vite i dashuruar me ty”, Hueyda El Saied tregon detaje mbi raportin me partnerin e ri

Mediale Vip

“Kam 5 vite i dashuruar me ty”, Hueyda El Saied tregon detaje mbi raportin me partnerin e ri

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 23:33
Hueyda El Saied

Ndarja nga babai i djalit të saj, Michael Tamisier, nuk ka qenë aspak e lehtë për Hueyda El Saied. Madje lidhur për këtë temë ajo ka folur gjerësisht pa komplekse edhe në mediat shqiptare, duke treguar se shkaku i këtij vendimi ishte tradhtia. Pas këtij momenti jo pak të vështirë duket se gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe çdo gjë ka mbetur pas krahëve. Prej pothuajse 2 vitesh, Hueyda është në një lidhje të re me një njeri që ashtu siç ka treguar vetë ajo pasditen e sotme tek Rudina Magjistari, kujdeset maksimalisht për të dhe të voglin Gabriel.

“Tani kemi një person që jeton me ne, një person që na mbron, na inkurajon dhe na do shumë. Gabrieli, pa i thënë unë, ka vendosur vetë ta thërrasë babi”,- rrëfeu ish-balerina e njohur në studio së bashku me të birin. Ndër të tjera Hueyda tregoi dhe se si e ka njohur partnerin e saj aktual, duke zbuluar se gëzonte një miqësi prej 6 vitesh me Thierry Grosjean.

“Unë e njoh prej 6-vitesh, kemi 1 vit e 8 muaj bashkë. Thierry, në fillim, vinte shihte ekspozitat e mia. Para dy vitesh, kisha një vit që isha ndarë me babin e Gabrielit, i shkruaj Thierry-t dhe i them se po kërkoja punë. Nëse do kesh kohë, të pimë një kafe bashkë. E lëmë që të pimë një kafe bashkë, më pyeti çfarë kishte ndodhur, pse je ndarë, i tregova gjërat më të këqija. Në fund, i thashë ‘ika, se kam lënë Gabrielin me dadon’, ndërsa ai më tha se ‘kam 5 vjet që jam i dashuruar më ty’”,- u shpreh El Saied lidhur me historinë e njohjes me Thierry-n. Në fakt kjo nuk ishte periudha e duhur për Hueyda-n, e cila fillimisht e falenderoi për interesin që tregoi, por më pas shtoi se nuk ishte gati.

Pas gjithë vendimeve të marra, 44-vjeçarja gëzon tashmë një marrëdhënie shumë të shëndetshme dhe të lumtur me Grosjean, i cili kujdeset gjatë gjithë kohës duke i kushtuar vëmendjen maksimale El Saied dhe vogëlushit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat