“Si ka mundësi që je gjithmonë e më shumë seksi”, Rezarta Shkurta i përgjigjet partnerit: Mos ma prish… - Bota Sot
“Si ka mundësi që je gjithmonë e më shumë seksi”, Rezarta Shkurta i përgjigjet partnerit: Mos ma prish…

Mediale Vip

“Si ka mundësi që je gjithmonë e më shumë seksi”, Rezarta Shkurta i përgjigjet partnerit: Mos ma prish…

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 14:29
Rezarta Shkurta

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, ka vendosur që të bëjë një intervistë me ndjekësit e saj në profilin e “Instagram”-it.

“Kam shumë kohë pa dhënë një intervistë të vërtet! Dëshiroj të shfletoj ditarin sot, këtu me ju…”, shkruan Rezarta duke u kërkuar fansave të t’i bëjnë pyetjen që dëshirojnë.

Kurioziteti i ndjekësve të këngëtares ka qenë i madh në lidhje me detaje të ndryshme nga jeta e saj, duke nisur nga muzika, puna që bën aktualisht e deri te jeta private.

“Na mungon muzika jote, kur do dëgjojmë ndonjë këngë”, i shkruan dikush në “Instastory”, ku Rezarta i përgjigjet: “Jo më larg se dje, miqtë e mi më bindën që këtë vjeshtë, të risjell një dashuri”.

Ndërsa një fanse e këshillon atë që të bëjë një fëmijë tjetër dhe thotë: “Mos e lër Herën pa një motër ose vëlla. Tani ka ardhur koha besoj unë. Bëje një bebush të bukur”.

“90% të pyetjeve janë mbi një bebush të dytë… Për momentin ne kemi vendosur të rekuperojmë mungesën 4-vjeçare. Mendojmë se Hera meriton pak vëmendjen e munguar, pasi t’i falim asaj botën, dashurinë e plotë të dyfishtë për të rimbushur copëzat e munguara, pastaj do i dhurojmë një motër ose vëlla”.

Por këtë intervistë me ndjekësit, ia ka “prishur” partneri i saj, Ermal Hoxha, i cili i shkruan: “Si ka mundësi që je gjithmonë e më shumë seksi”.

“Hahahahaha, Ermal mos ma prish intervistën time serioze. Më skuqe…”, i përgjigjet Rezarta.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...