Pas episodeve të fundit të ‘Keeping Up With Kardashians’, Jordyn shpërndan një mesazh inspirues për të gjithë

Mediale Vip

Pas episodeve të fundit të ‘Keeping Up With Kardashians’, Jordyn shpërndan një mesazh inspirues për të gjithë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:09
Tristan Thompson

Skandali i Jordyn Woods me Tristan Thompson u shfaq në dy episodet e fundit të ‘Keeping Up With The Kardashians’, duke risjellë dhe njëherë dramën mes tyre. Megjithatë 21-vjeçarja e bëri të qartë publikisht se nuk do të përfshihej në këtë situatë sërish.

“Buzëqesh. Jeta është e shkurtër”,- ka shkruar ajo në një prej postimeve të saj në rrjetet sociale, duke treguar se po vazhdon jetën e saj normalisht. Ky mesazh u shfaq pasi përfundoi episodi i fundit në të cilin u shfaq Khloe Kardashian, duke folur për tradhtinë e ish-partnerit, Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të motrës së saj.

Menjëherë pas këtij momenti, kanë qenë të ndryshme reagimet e fansave të familjes së famshme. Të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë zgjedhur t’i dhurojnë dashuri Woods, me anë të komenteve të tyre mbështetëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat