Britney Spears zbulon problemet shëndetësore vetëm me një video, flet më hapur se kurrë

Mediale Vip

Britney Spears zbulon problemet shëndetësore vetëm me një video, flet më hapur se kurrë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:17
Britney Spears

Britney Spears ka publikuar një video ku shfaqet duke folur për problemet shëndetësore që ka.

Pas shumë diskutimesh në media për gjendjen e saj shëndetësore, këngëtarja ka shpjeguar çdo gjë.

“Kam sy të dobët, stres, astmë dhe dhimbje kokë. Ky grafik që kam në dorë tregon çfarë duhet të bëj për humbjen e peshës dhe për problemet shëndetësore që kam”, thotë Britney në video, teksa shfaqet duke mbajtur në duar një grafik ushqimesh.

Siç duket këngëtarja ka nisur rrugën drejt rikuperimit pas periudhës së vështirë emocionale dhe psikologjike që kaloi me babain e saj. Fansat e kanë mbështetur me komentet e tyre pozitive në videon në fjalë dhe nuk kanë nguruar të shkruajnë për të. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat