Pas një viti martesë, modelja e njohur Shanina Shaik ka paraqitur divorc nga bashkëshorti i saj, DJ Ruckus, shkruajnë mediat e huaja.
“Ata kanë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe dashuri poashtu. Ata po kërkojnë respekt gjatë kësaj kohe” thuhej ndër të tjera në qershor kur edhe u deklarua ndarja e tyre.
Çifti u martua në Bahamas në prillin e kaluar dhe nuk kanë fëmijë.