Robert Berisha e ka thënë më në fund të vërtetën.
Kohëve të fundit ka pasur zëra se këngëtarët Robert Berisha e Nora Istrefi janë ndarë.
Lidhur me këtë çështje Nora Istrefi ka folur në emisionin ‘Mirage’ ku edhe e tha të vërtetën lidhur me gjithë këtë muhabet që po qarkullon së fundmi në media e publik.
Mirëpo nuk ka munguar edhe përgjigja e Robertit i cili gjatë një interviste për “Wake Up” ka treguar po ashtu nëse këngën ‘S’të njoh’ ia ka dedikuar Norës.
“Ne këngëtarët e muzikës popullore nuk i shkruajmë këngët për vete. Asnjë këngë deri tani nuk ia kam kushtuar vetes apo dikujt.Çfarë do që të ndodhë, Nora do mbetet nëna e vajzës sime dhe do e njoh gjithë jetën. S’besoj që do nxjerr ndonjë këngë të tillë”, ishte përgjigja e prerë e Robertit.