Flet Robert Berisha, nuk mohon ndarjen nga Nora Istrefi?!

Mediale Vip

Flet Robert Berisha, nuk mohon ndarjen nga Nora Istrefi?!

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:47
Robert Berisha dhe Nora

Robert Berisha dhe Nora Istrefi kohëve të fundit po përfliten në media se janë ndarë.

Dyshja këtë gjë e kanë hedhur poshtë, madje ishte Nora ajo e cila së fundmi tha se ajo dhe Roberti janë më të dashuraur se kurrë më parë, vazhdojnë të jenë së bashku, dhe se çdo gjë është në rregull.

Robert Berisha një javë më parë lansoi këngën e re “S’të njoh”, ku pati zëra se kënga i dedikohet Nora Istrefi.

I ftuar në emisionin “Wake Up”, Robert Berisha nuk ka mohuar ndarjen nga Nora Istrefi, duke thënë se çfarëdo të ndodhë, Nora do mbetet nëna e vajzës time.

“Ne këngëtarët e muzikës popullore nuk i shkruajmë këngët për vete. Asnjë këngë deri tani nuk ia kam kushtuar vetes apo dikujt. Çfarë do që të ndodhë, Nora do mbetet nëna e vajzës sime dhe do e njoh gjithë jetën. S’besoj që do nxjerr ndonjë këngë të tillë”, tha Robert Berisha në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat