Dua Lipa do të performojë në një skenë me yllin italian

Mediale Vip

Dua Lipa do të performojë në një skenë me yllin italian

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:46
Dua Lipa

Dua Lipa vazhdon të jetë emër shumë aktiv në industrinë e muzikës.

Këngëtari i njohur i muzikës italiane, Andrea Bocelli ka konfirmuar se do të performojë bashkë me Dua Lipën.

“Data e dytë e edicionit të katërmbëdhjetë të teatrit italian “Teatro Del Silenzio”, që është planifikuar të mbahet të shtunën, më 27 korrik, 2019 në orën 8:30, ne jemi të lumtur të ju njoftojmë që ylli i muzikës pop Dua Lipa do jetë me Andrea Bocellin”, ka shkruar ai.

Image

Ajo duket e lumtur për këtë performancë, në një postim që bëri në Instagram ka shkruar “Mezi pres”.

Për ndryshe, Dua Lipa kishte bashkëpunuar me Andre Bocellin vitin e kaluar për këngën “If Only”, në të cilën këngëtarja shqiptare u komplimentua për vokalin e fuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat