Çfarë mendimi ka mbretëresha Elisabetë për sjelljen e Meghanit!

Mediale Vip

Çfarë mendimi ka mbretëresha Elisabetë për sjelljen e Meghanit!

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 20:24
Mbretëresha Elisabetë, Meghan Markle

Meghan Markle u përball vitin e kaluar me një sërë situatash të pakëndshme, të shkaktuara nga familja e saj, megjithatë mënyra sesi e përballoi ajo situatën, duket I ka lënë përshtypje të mirë mbretëreshës Elisabetë.

Sipas The Mirror, Elisabeta dhe Princi Charles e kanë vlerësuar që të dy sjelljen e Meghanit,  e cila zgjodhi heshtjen në publik por edhe në privat. “Mbretëresha është shumë  e kënaqur me Meghanin, dhe së bashku me Charlesin, mendojnë se ajo e trajtoi cështjen me mjaft dinjiitet. E gjithë familja e kupton se cfarë po kalon ajo“, thanë burime pranë monarkes.

Të njëjtat burime thonë se Meghani e ka ndarë mendjen që në këtë moment, nuk ka vend për të atin në jetën e saj. Ajo është e fokusuar tek Harry dhe djali, Archie, të cilin dëshiron ta rrethojë me një atmosferë pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat