U bë nënë dy muaj më parë, por nuk e dinim që Almeda Abazi paska një vëlla 5 vjeçar!

Mediale Vip

U bë nënë dy muaj më parë, por nuk e dinim që Almeda Abazi paska një vëlla 5 vjeçar!

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 20:26
Almeda Abazi dhe vellai i saj

Almeda Abazi përjetoi për herë të parë ndjesinë e bukur e të qenit nënë më 6 maj të këtij viti, kur së bashku me bashkëshirtin Tolgahan Sayisman mirëpritën në jetën e tyre djalin Efehan.

Sot, dy muaj pasi është bërë nënë, bukuroshja shqiptare ka rrëfyer përjetimet e saj për statusin e ëmbël nëpërmjet një interviste për ‘Revsitawho’. E pyetur se cili është personi i parë që telefonon kur përballet me një situatë të panjohur me të voglin Efehan, Almeda u përgjigj se është mami emri i parë që ajo telefonon në raste të tilla.

“Menjëherë mamin (qesh). Ajo më ka ndihmuar shumë si në shtatzëni po ashtu dhe tani, pasi kam dhe vëllain 5 vjeç, prandaj nuk është shumë larg si eksperiencë dhe për mamin”; ka treguar ish miss-i shqiptar.

Pa, prisni pak! A nuk ju bëri dhe juve përshtypje që Almeda ka një vëlla pesë vjeçar. Në fakt më shumë se habi, për neve ishte i panjohur ky fakt; pra Efehan ka një dajë të vogël pesë vjeçar.

Nëna e Almedës, Albana është bërë nënë për herë të tretë, pesë vite më parë, pas dy vajzave Almeda dhe Ilda të cilat kanë një diferencë mëse 20 vjeçare me vëllain e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat