Çfarë e bashkoi Borën me vëllezërit Veshaj? Moderatorja zbulon idenë e bashkëpunimit të tyre

Mediale Vip

Çfarë e bashkoi Borën me vëllezërit Veshaj? Moderatorja zbulon idenë e bashkëpunimit të tyre

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 06:50
Bora, Donaldi dhe Romeo

Moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe dy aktorët e njohur të humorit, Donald dhe Romeo Veshaj, zbuluan pak ditë më parë se do të sillnin një projekt të ri televiziv të titulluar ‘3-shat’.

Projekti është mirëpritur nga të gjithë ndjekësit e tyre, të cilët kanë qenë kureshtarë të dinë se si lindi ideja e bashkëpunimit të tyre.

Të ftuar në emisionin ‘Tring Stars’ me moderatoren Katerina Trungu, Bora, Donaldi dhe Romeo zbuluan se çdo gjë lindi shumë natyrshëm dhe se presin të kenë sukses në atë çfarë do shfaqin për publikun e gjerë.

“Në të tre kishim nga një ide të ndryshme që secili të bënte nga një gjë për vete. Aty thjesht i bashkuam idetë e secilit dhe menduam se është më mirë të bashkojmë forcat. Në gjithmonë që hidhnim ide në tavolinë i thoshim njëri-tjetrit se ndoshta ty të shkon më shumë kjo pjesa. Por në fund kuptuam se ishim më mirë të tre. Kuptuam gjithashtu se ne merreshim vesh shumë mirë me njëri-tjetrin sepse edhe kjo është një gjë shumë e vështirë”,- u shpreh Bora gjatë intervistës së dhënë krah dy kolegëve të saj pak para nisjes së emisionit të tyre. ‘3-shat’ pritet të shfaqet mbrëmjen e sotme në ekranin e ‘Tring Tv’, në ‘Smile’.

Kujtojmë se në promon e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, të ftuar specialë të puntatës së parë do të jenë artisti i njohur, Agron Llakaj dhe këngëtarja shumë e dashur, Jonida Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat