Teuta Selimi së shpejti vjen me këngë të re

Mediale Vip

Teuta Selimi së shpejti vjen me këngë të re

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 13:57
Teuta Selimi

Gjatë këtyre muajve të nxehtë nuk do të mungojë edhe një këngë e re nga Teuta Selimi. 

Këngëtarja në fjalë është duke punuar në projektin e ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Selimi përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

„PARANOJA” is coming ? @anderrateliehair @sellmakasumoviq @valdrinsahitiofficial

A post shared by Teuta Selimi (@teutaselimi__) on

“Paranoja, po vjen”, ka shkruar Teuta në postimin e ndarë me ndjekësit, ku vjen mjaft elegante dhe në formë.

Ajo shquhet për stilin e saj të veçantë në të kënduar, ndërsa e tillë pritet të vijë edhe në projektin e saj të ri.

Përndryshe, “S’ke jete” në bashkëpunim me këngëtarin Blero është kënga e fundit që ka lansuar para pak muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat