Pasi publikoi këngën e re, Loredana shfaqet në poligon të gjuajtjes me armë

Mediale Vip

Pasi publikoi këngën e re, Loredana shfaqet në poligon të gjuajtjes me armë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 18:04
Loredana Zefi

Loredana Zefi në orët e para të ditës së sotme ka publikuar projektin e saj të ri.

Loredana ka lansuar sot projektin me titull “Jetzt rufst du an”, këngë e cila në orët e para po pritet mirë nga publiku.

Pasi publikoi këngën, reperja vendosi që gjatë ditës së sotme të relaksohet në poligon të gjuajtjes me armë.

Image

Në rrjete sociale, ajo ka publikuar video nga ky vend, ku në fund tregoi se si pothuajse çdo herë kishte qëlluar në shenjë.

Kujtojmë se projekt të ri muzikor publikoi edhe partneri i Loredanës, Mozzik.

Image

Për ndryshe, sa i përket projektit “Jetzt rufst du an” të Loredanës, Mozzik ka thënë se është kënga e tij e pëlqyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat