Amsterdami nuk do të jetë nikoqir i “Eurovision 2020”

Mediale Vip

Amsterdami nuk do të jetë nikoqir i “Eurovision 2020”

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 08:18
Ilustrim

Gara e festivalit “Eurovison 2020” nuk do të zhvillohet në Amsterdam.

“Eurovison 2020” do të mbahet në Holandë, pas fitimit të Duncan Laurence me këngën e tij “Arcade”, por ku dhe kur nuk dihet akoma.

Amsterdami, që konsiderohet qyteti i preferuar për të organizuar këtë garë është tërhequr zyrtarisht nga drejtimi, duke lënë pas pesë qytete që mund të jenë nikoqire.

Kandidatët e mbetur kanë mundësi të paraqesin deri më 10 korrik 2019 propozimet e tyre, ndërsa qyteteti pritet të konfirmohet në muajin gusht, ndërsa data e garët konfirmohet në të njëjtën kohë.

Fillimisht janë paraqitur nëntë qytete holandeze si pretendente për të organizuar festivalin e këngës “Eurovision” pas triumfimit të Duncan Laurence në Maj.

Amsterdam, Roterdam, Utrecht, Den Bosch, Haga, Leeuwarden, Breda, Arnhem dhe Mastriht; kanë vendet që pretenduan fillimisht të jenë organizatore të “Eurovision 2020”.

Megjithatë, Haga, Leeuwarden dhe Breda janë larguar nga gara, kurse Amsterdam u eliminua për arsye të “Ziggo Dome”, vendi që ishte i paraparë të mbahet gara është rezervuar për diçka tjetër dhe nuk mund të anulohet.

Kryebashkiaku i Amsterdamit, Femke Halsema, tha: “Amsterdam i dëshiron Rotterdamit, Utrechtit, Den Boschit, Arnhemit dhe Maastrichtit sukses në përgatitjen e ofertës së tyre”.

Vendi favorit për organizimin e kësaj gare, pas largimit të Amsterdamit nga kjo listë, shihet Roterdami.

“Eurovision 2019” u mbajt në Tel Aviv më 14, 16 dhe 18 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat