Dua Lipa paraqitet me shumë stil në “02 Silver Clef Awards”, fiton çmimin ‘Artistja më e mirë femër’

Mediale Vip

Dua Lipa paraqitet me shumë stil në “02 Silver Clef Awards”, fiton çmimin ‘Artistja më e mirë femër’

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:47
Dua Lipa

Sukseset për të janë të vazhdueshme.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shtruar tashmë një tjetër trofe në vitrinën e saj.

Krijuesja e hitit “New Rules” pati një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq të eventit ’02 Silver Clef Awards’ në Londër.

23-vjeçarja i mahniti të gjithë duke u shfaqur me një kostum të bardhë, teksa i la pak vend imagjinatës te pjesa e gjoksit.

“Artistja më e mirë femër” ishte çmimi i rezervuar për bukuroshen shqiptare në këtë mbrëmje, e cila ka shpërblyer me çmime edhe plot artistë të tjerë.

Ajo ndërkohë po punon edhe për kolonën zanore të filmit “James Bond 25”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat