Boateng harron Barcelonën, nis një profesion të ri

Mediale Vip

Boateng harron Barcelonën, nis një profesion të ri

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 00:12

Gjashtë muaj tek Barcelona ishte realizimi i një ëndrre për Kevin Prince Boateng, që tani është rikthyer tek Sassuolo dhe flitet se është në kërkim të një skuadre të re.

Mesfushori ganez është larguar pak nga zërat e merkatos dhe futbolli duke publikuar projektin e tij më të ri: një këngë në rrymën hip-hop, transmeton Telesport.

“Bella vita” titullohet produksioni muzikor i Boateng, i cili ka bashkëpunuar me këngëtarin Ty Elliot, ku në qendër të videoklipit është jeta e luksit, me femra dhe pasuri përrallore.

Gjithsesi nuk ka ecur edhe aq mirë për Boateng ky projekt, pasi në 16 orë që video është publikuar nuk ka marrë më shumë se 37 mijë klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat