Mbrëmë Elvana Gjata ka performuar në qytetin e Gjakovës ku është pritur në mënyrën më të mirë nga fansat e saj të shumtë.
Posa kishte dalë në skenë këngëtarja filluan brohoritjet dhe ovacionet nga publiku, që e priti në mënyrën më të mirë këngëtarën e cila me performancën e saj kënaqi publikun e pranishëm.
Këngëtarja me nostalgji tregoi se koncerti i parë në karrierën e saj ka qenë pikërisht në Gjakovë. E me një performancë të zjarrtë publiku e shijoi çdo moment atmosferën që solli këngëtarja.