Dafina Zeqiri krenare me pamjen e re, ja si e quan veten këngëtarja

Mediale Vip

Dafina Zeqiri krenare me pamjen e re, ja si e quan veten këngëtarja

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 09:25
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri është një këngëtare mjaft e talentuar e cila me projektet muzikore gjithnjë pritet mirë nga publiku.

Ajo që e bën diferencën mes Dafinës dhe këngëtareve tjera është guximi që ka ajo për ndryshimet në pamjen e saj. 

Këngëtarja vazhdimisht ka ‘eksperimentuar’ me pamjen, si dhe paraqitjet e veçanta publike që bën.

E së fundmi ajo ka vendos të ‘rruaj’ kokën duke provuar një stil të ri e që duket mjaft krenare me të. 

Në llogarinë e saj në Instagram, Dafina ka postuar një fotografi duke shkruar “Qeli”, e duket se këngëtarja po ndihet komod me stilin e ri të flokëve. 

Ajo gjithashtu ka bërë me dije se sot në orën 12:00 pritet të lansohet projekti i saj i ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat