Mësoni nga Renato Mekolli/ Ja çfarë ushqimi duhet të konsumoni në plazh

Mediale Vip

Mësoni nga Renato Mekolli/ Ja çfarë ushqimi duhet të konsumoni në plazh

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 12:27
Renato Mekolli

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli është bërë mjaft i njohur për publikun shqiptar falë emisioneve të ndryshme ku ka marrë pjesë.

Siç dihet ai në tetor do të rikthehet në ekran me reality shoën “Hell’s Kitchen” që u prit mjaft mirë në sezonin e tij të parë.

Këtë fundjavë Renato ka vendosur ta kalojë në plazh dhe ndryshe nga të shumtët ka treguar se ushqimin nuk e konsumon kurrë në restorantet e plazheve por merr bukë me vete nga shtëpia.

Shefi i njohur ka publikuar një foto ku shihet teksa konsumon ushqimin e përgatitur vetë dhe pranë saj ka shkruar:

'Bëni kujdes ku hani të dashur miq kur shkoni në plazh, ose bukë me vete si shefi (nëse mundeni)”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat