Machine Gun ka ‘ngacmuar’ Eminemin edhe në këngën e fundit.
Pas një pauze të shkurtër Machine Gun Kelly ka rifilluar ‘luftën’ me legjendën e repit Eminem.
29 vjeçari ka lansuar këngën e re ‘Floor 13’ ku në disa rreshta mund të vërejmë se artisti ka ‘ngacmuar përsëri’ autorin e hitit ‘Rap God’.
Gjithçka kishte filluar me tu lansuar albumi ‘Kamikaze’ nga Eminemi i cili me këtë album kishte bërë ‘diss’ për një numër të madh artistësh këtu përfshihet edhe MGK.