Stevie Wonder do t’i nënshtrohet operacionit për transplantimin e veshkës

Mediale Vip

Stevie Wonder do t’i nënshtrohet operacionit për transplantimin e veshkës

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 21:20
Stevie Wonder

Legjenda e muzikës, Stevie Wonder, gjatë një koncerti të mbajtur në Londër ka bërë të ditur se do t’i nënshtrohet transplantimit të veshkës.

“Unë jam mirë. Kam një dhurues dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë muzikanti gjatë performancës në kuadër të festivalit muzikor, British Summer Time, në Hyde Park të kryeqytetit britanik.

Pasi e këndoi këngën “Superstition”, ai iu drejtua publikut duke thënë se dëshironte t’u jepte fund thashethemeve lidhur me shëndetin e tij.

“Dua ta dinë, kam ardhur t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për dashurinë. Jua dua dhe Zoti ju bekoftë”, është shprehur Wonder duke shtuar se do të operohet në muajin shtator dhe deri atëherë do t’i mbajë edhe disa koncerte.

Fansat e kanë përcjellë me duartrokitje dhe ovacione të mëdha, ndërsa në mbështetje në koncert i doli edhe miku dhe kolegu i tij, Lionel Richie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat