Të famshmit reagojnë pas vdekjes së Cameron Boyce

Mediale Vip

Të famshmit reagojnë pas vdekjes së Cameron Boyce

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 08:14
Cameron Boyce

Hollivudi po mban zi për vdekjen e Cameron Boyce.

Pasi familja e tij njoftoi se ylli i Dinsey vdiq tragjikisht në moshën 20 vjeçare, të famshmit shfrytëzuan Twitter-in për të kujtuar aktorin..

“Pusho i qetë Cameron Boyce. Ne asnjëherë nuk e dimë çfarë mund të ndodhë”, ka shkruar Jessie Paege.

“Pusho i qetë”, kanë shkruar Alban Bersten dhe Trevor Moran.

“Jam zemërthyer. Nuk dua që kjo të jetë e vërtetë. Të duam legjend”, ka shkruar Ricky Dillon.

“E dhimbshme për të dëgjuar këtë. Ai ishte vetëm 20 vjeçar dhe shumë special”, shkroi Khleo Thomas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat