Fotot e nxjerrin zbuluar Bora Zemanin/ Kapet mat në shtëpinë e Donald Veshajt

Mediale Vip

Fotot e nxjerrin zbuluar Bora Zemanin/ Kapet mat në shtëpinë e Donald Veshajt

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 12:24
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Prej muajsh përflitet se moderatorja bukuroshe, Bora Zemani dhe aktori që na ka bërë gjithnjë të qeshim me batutat e tij, Donald Veshaj janë në një lidhje.

Ndërkohë që Romeo me Jonida janë kapur shpesh herë mat, Bora dhe Donaldi kanë qëndruar pak më diskret për lidhjen e tyre.

Mirëpo, dy foto së fundmi e kanë nxjerr zbuluar çiftin e njohur.

Në shkurt të këtij viti, Bora Zemani ka publikuar një foto në profilin e saj ku shihet e veshur me një bluze të bardhë, e sapo zgjuar nga gjumi dhe me një filxhan kafe në dorë. “Ju duhet vetëm dashuri... dhe një filxhan kafe,” shkruante Bora në përshkrim të fotos që në atë kohë nuk ngjalli ndonjë dyshim.

Por në puntatën e kaluar të rubrikës "Për drekë me mua", Donaldi mblodhi grupin në shtëpinë e tij.

Image
Image

Në pamjet e filmuara në shtëpinë e tij, bie në sy që kuzhina e Donaldit është e njëjta me atë që Bora ka pozuar pak muaj më parë, duke vërtetuar kështu që në të vërtetë dyshja janë në një lidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat