“Vizita e parë në kopshtin zoologjik”, Anjeza Shahini publikon për herë të parë profilin e vogëlushes të saj

Mediale Vip

“Vizita e parë në kopshtin zoologjik”, Anjeza Shahini publikon për herë të parë profilin e vogëlushes të saj

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 19:18
Anjeza Shahini me vajzën

Edhe pse ka vite që i është larguar tregut muzikor, këngëtarja e njohur Anjeza Shahini qëndron pranë fansave të saj, nëpërmjet postimeve që bën në rrjetet sociale.

Pak muaj më parë, Anjeza u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një vajzë që e quajti Victoria. Ajo herë pas here ka publikuar fotografi me të bijën në “Instagram”, por pa i treguar fytyrën.

Por së fundmi, Shahini ka vendosur që ta thyej këtë rregull. Ajo ka publikuar një imazh ku shfaqet së bashku me Tori-n, siç e thërret Anjeza, teksa vizitojnë kopshtin zoologjik.

Këngëtarja ndau në “Instagram” momentet e veçanta me vajzën, së cilës ia zbuloi pakëz fytyrën në një postim ku shfaqen pranë gjirafave.

“Vizita e parë e Torit në kopshtin zoologjik”, shkruan Anjeza, krahas fotos. Ndërkohë me to ishte edhe bashkëshorti i Anjezës, diplomati britanik Paul Edward Conolly.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat