Një ditë vetëm për vajzat, Kourtney Kardashian fotografohet së bashku me të bijën dhe mbesat në Malibu

Mediale Vip

Një ditë vetëm për vajzat, Kourtney Kardashian fotografohet së bashku me të bijën dhe mbesat në Malibu

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 23:33
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian ka shpenzuar një ditë të tërë me vajzën e saj 7-vjeçare në ditën e ditëlindjes të së voglës.

40-vjeçarja është parë dorë më dorë në Malibu me Penelope, vajzën e Kim Kardashian, North West, si dhe me një mike tjetër.

4 zonjushat ishin duke shkuar për të ngrënë darkë me njëra-tjetrën, ndërkohë që vëmendjen e mori veshja e vogëlushes, fundi xhins dhe xhaketa me shumë stil.

Image

Mesa duket vajza ka marrë shijen e modës nga mamaja e saj, Kourtney. Ndërkohë North dukej mjaft trendi e veshur e gjitha me ngjyrë të bardhë. Kujtojmë se vajza e Kourtney festoi ditëlindjen e saj të 7-të dhe me siguri familja e famshme ka përgatitur të tjera surpriza për të voglën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat